Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka prezantuar sonte konceptin e ri për vendkalime të sigurta në kryeqytet.
“Rruga “Dëshmorët e Kombit” ka korsi në dy drejtime të kundërta. Edhe pse me vendkalime me semafor në cep, prapë mesi shfrytëzohet shpejtë e shpejtë. Sipas standardeve të sigurisë, vendkalimet në rrugë të tilla duhet të trajtohen ndryshe nga ajo çfarë jemi mësuar”, ka njoftuar ajo.
Postimi i plotë i Sahatçiut:
Po e prezantojmë për herë të parë konceptin “staggered crossing” për vendkalime të sigurta 🤩
Rruga “Dëshmorët e Kombit” ka korsi në dy drejtime të kundërta. Edhe pse me vendkalime me semafor në cep, prapë mesi shfrytëzohet shpejtë e shpejtë. Sipas standardeve të sigurisë, vendkalimet në rrugë të tilla duhet të trajtohen ndryshe nga ajo çfarë jemi mësuar.
Iliriku me kolegët e tij të mobilitetit dhe NPB kanë bërë matjet e përgatitjet e para. Koncepti “staggered crossing” është specifik për vendkalime në këto raste.
Pak nga pak, çdo vendkalim më i sigurtë. 🚧🚦
Krenare me ekipin!