Live

Komuna e Prishtinës tregon vetëm cilat vetura do të lejohen për qarkullim në rrugën “Xhorxh Bush”

12:17 / 13 Janar 2023

Nga Kosova Live

Bulevardi “Xhorxh Bush”, që i bie rruga që ndan Katedralen e qytetit dhe kampusin universitar do të rihapet për qarkullim, por vetëm për disa automjete të caktuara.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se që nga sot, 13 janar, nëpër atë rrugë mund të kalojnë vetëm autobusët e Trafikut Urban, taksitë dhe automjetet e policisë, zjarrëfikësve apo autoambulanca.

Njoftimi i plotë i Komunës:

Të dashur qytetarë të Kryeqytetit,

Ju njoftojmë se pas përfundimit të intervenimeve në infrastrukturën rrugore dhe pas vendosjes së shenjëzimeve, nga sot, me datë 13 janar 2023, sheshi “Xhorxh Bush”  është hapur për linjat e Trafiku Urban Prishtinë, taxit dhe veturat emergjente (policia, zjarrfikësit, auto-ambulancat), të cilët do të kenë qasje në këtë shesh me shpejtësi të kufizuar të qarkullimit prej 20km/h.

Ju falënderojmë për mirëkuptim.

Shpërndaje në

U Kopjua