Live

Komuna e Rahovecit nis bashkëpunimin me Bashkinë e Vlorës

13:14 / 27 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Kryesuar nga kryesuesi i kuvendit Afrim Dina, është mbajtur sot mbledhja e njëmbëdhjetë e rregullt e kuvendit komunal të Rahovecit. Në mbledhje kanë marrë  pjesë kryetari i komunës Smajl Latifi, anëtarët e kuvendit komunal, drejtorët e drejtorive komunale, Sead Raba përfaqësues i OSBE-së dhe përfaqësuesit e LMT-së në Rahovec.

Në fillim të mbledhjes është mbajtur 1 minutë heshtje në nderim të viktimave të shkaktuara nga tërmetin në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë mbledhjes nga anëtarët e kuvendit janë marrë këto vendime: Vendimi për nismën e Bashkëpunimit Ndërkomunal Ndërkombëtar, mes Komunës së Rahovecit dhe Bashkisë së Vlorës, Vendimi i Kryetarit të Komunës rreth shërbimeve të varrimit për vitin 2020 dhe Vendimi për transfer (harmonizim) të mjeteve nga kategoria e pagave dhe mëditjeve në buxhetin e vitit 2019.

Gjithashtu në këtë mbledhje janë aprovuar katër plane: Plani Lokal i Veprimit për përfshirjen e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Komunën e Rahovecit për vitin 2019-2021, Plani Komunal për Integrimin e Qëndrueshëm të Personave të riatdhesuar në Komunën e Rahovecit për vitin 2019- 2022 dhePlani Komunal i Veprimit për të Zhvendosurit dhe zgjidhjen e qëndrueshme për vitin 2019-2021. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...