Ne kufirin franko- spnjoll javën e kaluar Policia franceze sekuestroi dy milionë euro në makinën e dy të dyshuarve të ndaluar, në kuadër të një hetimi mbi trafikun e kanabisit, u njoftua sot nga një burim i autorizuar.
Pakot e mëdha me kartmonedha ishin paketuar nëpër çanta të sistemuara në bagazhin e makinës dhe u zbuluan nga policia e Lionit në bashkëpunim me atë të Monpeljesë, që po hetonin mbi një trafik të gjerë kanabisi, që furnizonte rajonin lionez.
Dy të dyshuarit,që gjendeshin në makinë u vunë në paraburgim sot, me dyshimin e bazuar per pastrim parash të drogës./ATSH