Live

Konfirmohet: Iljasa Fazliu, logopedi që abuzoi me 3-vjeçaren autike rikthehet në punë në QKUK

15:29 / 20 Janar 2023

Nga Kosova Live

nga Kosova Live

Iljasa Fazliu, logopedi që kishte abuzuar me 3-vjeçaren me autizëm është rikthyer përsëri në punë në Klinikën e ORL-së në QKUK.

Lajmin për kosovalive.net e ka konfirmuar me anë të një përgjigje Drejtoria e SHSKUK-së.

“Në lidhje me rikthimin e tij në punë, ju njoftojmë se i njëjti është khthyer në punë vetëm si logoped në Klinikën e ORL-së, por jo u.d. shef i shërbimit.”

“Komision Disiplinor vendimin e ka bazuar në Certifikatën mbi Dënimet Penale të lëshuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ku I.F figuron se nuk është i dënuar me Aktgjykim të formës së Prerë.”

“Po ashtu, ka sjellë dëshminë nga Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndësore të Kosovës,  Vëretetim, sipas të cilit është në procedurë të rilicencimit të tij nga data 5 janar 2023, thuhet në përgjigjen e Drejtorisë së SHSKUK-së për kosovalive.net

”Plaq atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b**hen”, këto janë fjalët që dëgjohen duke i thënë Fazliu ndaj 3-vjeçares në videon e publikuar në media.

Me Fazliun, familjarët e 3-vjeçares ishin konfrontuar fizikisht./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua