Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka ka konfirmuar vdekjen e 6 shqiptarëve nga aksidenti tragjik në Greqi ku janë përplasur 2 trena duke shkaktuar në total humbjen e 57 jetëve.
Në një reagim të bërë në Facebook, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar emrat viktimave, ndërsa shpreh ngushëllimet familjarëve të tyre.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike! Në këtë ditë zije një lutje e veçantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident:
Klaudia Lato
Ifigjenia Micka
Erieta Molko
Ioanis Xhiollas
Denis Ruçi
Pavlin Bozo”, shkruan Xhaçka