Live

Konfiskohen mbi 19 kilogramë narkotikë në Prizren

15:48 / 21 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetim e Trafikimit me Narkotik-Sektori Qendror, kanë trajtuar një informacion për posedim të lëndëve narkotike nga një i dyshuar.

Pas hetimeve paraprake, Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin: A.Q., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar).

Poashtu nga Policia është arritur të lokalizohet edhe shtëpia e tij dhe pas plotësimit të procedurave për kontroll nga organet e drejtësisë, në ora 12:27 është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit në Prizren, policia ka arritur të gjejë dhe të konfiskojë 19 kg 546 gr substancë, dyshohet të jetë e llojit marihuanë”,thuhet në njoftimin për media, transmeton lajmi.net.

Tutje është thënë se i dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe në koordinim me prokurorin kujdestar ndaj tij është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Pas intervistimit, me aktvendim nga prokurori, i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë

Shpërndaje në

U Kopjua