Live

Konfuzionet e zgjedhjeve

13:30 / 04 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Edhe pas disa zgjedhjeve, konfuzionet ende vazhdojnë kjo fal dhe partive politike të cilat me apo pa vetëdije kontribuojnë në vazhdimin e kësaj agonie.

Konfuzioni fillon që nga dita e parë e shpalljes së zgjedhjeve, ku partitë politikë dhe në disa raste edhe mediat, shpallin “Zgjedhjet Parlamentare” e në fakt janë zgjedhjet për deputet të Kuvendit të Kosovës. Ky konfuzion vazhdon me Shpalljen e Kandidatit për Kryeministër, gjersa tek pas certifikimit të rezultateve dhe konstituimit të Kuvendit, shkruan Kosova Live.

Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë.

Partia Politike apo koalicioni fitues ka të drejtën të propozoj kandidatin për Kryeministër, praktika na ka treguar që fituesi i zgjedhjeve jo gjithmonë e ka propozuar kandidatin e saj për Kryeministër.

Kryeministri  është caktuar pas bisedimeve me partitë politike te cilat kanë hy në koalicion pas zgjedhor për të siguruar shumicën e nevojshme ne kuvend, raporton Kosova Live.

Pozita e Kryeministrit ka qenë pjesë e marrëveshjeve të partive politike për themelimin e qeverisë. Ku në disa raste partitë politike kanë “fituar kryeministrin” në tavolinën e bisedimeve.

Konfuzioni duhet të largohet, qytetari voton kandidatet për Deputet e Kuvendit të Kosovës, jo për parlamentin e Kosovës, jo për kryeministrin. Aq sa kanë të drejt partitë politikë te caktojnë kandidatin për Kryeministër, ato lirshëm mund të caktoj dhe kandidatin për President dhe Kryetar të Kuvendit, në fund të fundit të tri postet janë pjesë e bisedimeve për ndarjen e pushtetit.

Shpërndaje në

U Kopjua