Live

Kongresi i Shëndetësisë, Rama: Kemi një “kapital njerëzor” që jep garanci për të nesërmen

10:33 / 06 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në kongresin e Shëndetësisë, i cili do të vijojë edhe gjatë ditës së martë.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se në një situatë ku edhe vendet më të zhvilluara janë në një garë për kapital njerëzor, bluzat e bardha në vendin tonë japin garanci për të nesërmen.

“Më lejoni t’iu falënderoj ju dhe të gjitha bluzat e bardha për mundin dhe përkushtimin dhe rezultatet e arritura në një fushë, e cila çdo ditë iu përball me domosdoshmërinë për të garantuar jetën e njerëzve tanë.

Sot kemi të gjitha arsyet të themi se në fushën e shëndetësisë kemi një kapital njerëzor shumë më të mirëtrajtuar dhe me më shumë garanci për të sotmen dhe të nesërmen. Në kushtet kur një garë shumë frenetike ndërkombëtare ka hyrë në një fazë të ethshme për të garantuar kapitalin njerëzor në funksion të shëndetit bëhet edhe më sfiduese për ne që të jemi në lartësinë e kësaj sfide të përgjithshme ndërkombëtare. Të gjitha vendet kanë hyrë në një fazë ku nevoja për të siguruar personel shëndetësor po bëhet më therëse edhe si rezultat i plakjes së popullsisë. Nga ana tjetër, ne e dimë shumë mirë nga vijmë, por duke ditur shumë mirë se ku duhet të shkojmë, jemi të detyruar të shtyjmë me forcë përpara në funksion të fuqizimit të këtij kapitali njerëzor”, tha Rama.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...