Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në det të martën në mëngjes, thanë zyrtarët e mbrojtjes së Seulit, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut filluan stërvitjen e tyre më të madhe ushtarake të përbashkët në pesë vjet.
Raketat fluturuan rreth 619 kilometra dhe u ulën në detin midis Koresë dhe Japonisë.
“Ne dënojmë fuqishëm lëshimet e raketave balistike të Koresë së Veriut si provokime të rënda që minojnë paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Korean, si dhe komunitetin ndërkombëtar dhe janë në kundërshtim të qartë me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha JCS (Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut).
Stërvitja “Mburoja e Lirisë” ShBA-Kore e Jugut filloi të hënën dhe është planifikuar të zgjasë deri më 23 mars.
Koreja e Veriut ka dënuar shpesh stërvitjet e përbashkëta të aleatëve si përgatitje për një pushtim dhe paralajmëroi muajin e kaluar për “kundërveprime të paprecedentë të vazhdueshme dhe të forta” ndaj stërvitjes.