Ambasadori i Francës në Beograd, Pierre Koshar, ka deklaruar se perëndimi dëshiron t’i jap dinamikë të re dialogut Kosovë-Serbi.
Ai nuk ka dashur të zbuloj detaje të planit franko-gjerman, meqë dokumenti është konfidencial.
“Presidenti Vuçiq tha se ai dokument është konfidencial, nuk mund të flasim për detaje, por ai dokument ka një qëllim. Dhe ai është të tejkalohet konflikti I cili po zgjatë me vite. Ne duam t’i japim një dinamikë të re dialogu, normalizimi i marredënieve Kosovë=Serbi është qëllimi dhe ne duam ta përshpejtojmë atë”, tha Koshar për mediumin serb “TV Prva”.