Live

Kosnett: LDK të vazhdojë qasjen konstruktive në proceset e Kosovës

17:40 / 28 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Nënkryetarët e LDK-së Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri janë takuar sot me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin biseduan për situatën aktuale politike në vend dhe bisedimet ndërmjet LDK-së dhe VV-së për formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e tetorit.

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdimisht shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për mbështetjen që i kanë dhënë SHBA-të Kosovës në të gjitha proceset shtet-ndërtuese, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Osmani gjatë takimit ka diskutuar për prioritetet e LDK-së në institucionet e ardhshme, në veçanti për zhvillimin ekonomik, procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe sundimin e ligjit dhe ka potencuar rëndësinë e bashkërendimit të qëndrimeve me partnerët tanë, SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.

Ndërsa diplomati amerikan Philip Kosnett inkurajoi LDK-në të vazhdojë qasjen konstruktive në proceset e Kosovë

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...