Live

Kosnett thotë se do të angazhohet për zbardhjen fatit të të zhdukurve në luftë

20:17 / 14 Gusht 2019

Nga Kosova Live

I pari i diplomacisë amerikane në Kosovë, ambasadori Philip Kosnett, ka thënë se qeveria e ShBA-së do të angazhohet në vazhdimësi për zbardhjen e të zhdukurve në luftë.

Këto komente Kosnett i bëri të mërkurën gjatë vizitës në fshatin në Krushë e Madhe të Rahovecit, kur bëri homazhe tek varrezat e viktimave të luftës.

“E di që keni marrë shumë premtime andaj nuk dua ta bëjë një të tillë, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të angazhohen që në bashkëpunim me Serbinë ta zgjidhin çështjen e personave zhdukur gjatë luftës”, ka thënë Kosnett.

Kryetari i fshatit, Selami Hoti, e ka njoftuar ambasadorin amerikan për historinë e 64 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe kërkoi nga ai që ta ngrejë zërin në emër të krushjanëve. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...