Live

Kosova dhe Jordania nënshkruajnë plan bilateral ushtarak

17:09 / 01 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se Kosova dhe Jordania kanë nënshkruar një plan bilateral ushtarak për vitin 2023.

Në vizitën zyrtare ku po qëndrojnë drejtori i Departamentit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Integrimeve Euro-atlantike të Ministrisë së Mbrojtjes, Kolonel Sylejman Cakaj dhe Major Mentor Ibrahimi, u shpreh gatishmëria e forcimit të bashkëpunimit bilateral në të ardhmen, njofton Klankosova.tv.

Siç bën të ditur ministria, autoritetet e larta ushtarake jordaneze u shprehën të hapur dhe të gatshëm për të mbështetur Ushtrinë e Republikës së Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua