Live

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshjen e Programit Ndërkufitar IPA III

13:46 / 29 Mars 2024

Nga Kosova Live

Republika e Kosovës dhe Mali i Zi, kanë nënshkruar të premten marrëveshjen dypalëshe për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III për vitet 2021-2027, raporton Ekonomia Online.

Marrëveshja është nënshkruar nga Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministrja për Çështje Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviç.

Shpërndaje në

U Kopjua