Live

Kosova eksporton më së shumti mallra për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

20:48 / 16 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kosova eksporton më së shumti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vlera e eksportit në SHBA kap shifrën e mbi 131 milionë eurove.

Kështu tregon një grafikë e publikuar nga Instituti Gap, ku i rendit 10 vendet me të cilat vendi ynë ka partneritet të madh.

Vendet e tjera ku Kosova eksporton më së shumti janë: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Gjermania, Zvicra.

Ndërkaq sa i përket importit, Kosova merr mallra më së shumti nga Turqia, Gjermania, Kina etj.

Nga Turqia gjatë vitit 2022, vendi ynë ka importuar mallra në vlerë prej mbi 839 milionë euro.

Shpërndaje në

U Kopjua