Live

Kosova i dërgon presidentit Biden veshjen kombëtare si dhuratë për fundvit

18:33 / 29 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Populli i Kosovës i ka dërguar dhuratë veshjen kombëtare për meshkuj dhe plis/qeleshe presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe një komplet të veshjes për femra, zonjës së parë, Jill Biden, me urimet më të mira për fundvit.

Kështu ka bërë të ditur sot kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, i cili ka treguar se së bashku me veshjet Bidenit dhe bashkëshortes së tij u ka dërguar disa posterë e kartolina dhe një letër falënderimi.

“Media të nderuara ju njoftojmë se para disa dite i kam dërguar në adresë të Shtëpisë së Bardhë, Washington DC nga një komplet veshje tonë nacionale për meshkuj me plis/qeleshe dhe një komplet veshje tonë nacionale për femra Nuk e kam publiku lajmin deri sot, për shkaqe sigurie dhe derisa kam kuptuar që pakoja ka arrit në SHBA. Së bashku me veshjet i kam dërguar disa lloje posterësh e kartolina ku është edhe fotoja e Presiedentit, Joe Biden dhe disa fletëpalosje me aktivitete tona. Po ashtu, ia kam dërguar një letër përshëndetëse e falënderimi për veprimet e tija të bëra ndaj nesh e urimi për festat e fundvitit.”, ka bërë të ditur Rexhepi.

Në letër ndër të tjera është shkruar: I dashuri President Joe Biden duke qenë përjetësisht falënderues për veprimet e shumta që ju keni bërë për shtetin e kombin tim në pozicionin e senatorit, nënpresidentit e tash si president i SHBA, dhe duke qenë falënderues ndaj institucioneve të SHBA, për fundvit po ua dërgoj dhuratë juve e zonjës së parë znj. Jill veshjen tonë nacionale që ka traditë mijëra vjeçare. Me këto veshje paraardhësit e mi shqiptar kanë punuar, janë rritur e zhvilluar dhe kanë luftuar për me mbrojtë pragun e shtëpisë – vatrat stërgjyshore nga agresorët e shumtë.

Shpërndaje në

U Kopjua