Live

Kosova i dërgon presidentit Biden veshjen tonë tradicionale

11:01 / 29 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Populli Kosovës i ka dërguar dhuratë veshjen tonë nacionale për meshkuj dhe plis/qeleshe presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe një komplet të veshjes për femra, zonjës së parë, Jill Biden, me urimet më të mira për fundvit.

Kështu ka bërë të ditur sot kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, i cili ka treguar se së bashku me veshjet Bidenit dhe bashkëshortes së tij u ka dërguar disa posterë e kartolina dhe një letër falënderimi.

“Media të nderuara ju njoftojmë se para disa dite i kam dërgu në adresë të Shtëpis së Bardhë, Washington DC nga një komplet veshje tonë nacionale për mashkuj me plis/qeleshe dhe një komplet veshje tonë nacionale për femra Nuk e kam publiku lajmin deri sot, për shkaqe sigurie dhe derisa kam kuptu që pakoja ka arrit në SHBA. Së bashku me veshjet i kam dërgu disa lloje posterësh e kartolina ku është edhe fotoja e Presiedentit Joe Biden dhe disa fletëpalosje me aktivitete tona. Poashtu, ia kam dërgu një letër përshëndetëse e falenderimi për veprimet e tija të bëra ndaj nesh e urimi për festat e fundvitit.”, ka bërë të ditur Rexhepi.

Në letër ndër të tjera është shkruar: I dashuri President Joe Biden duke qenë përjetësisht falënderues për veprimet e shumta që ju keni bërë për shtetin e kombin tim në pozicionin e senatorit, nënpresidentit e tash si president i SHBA, dhe duke qenë falënderues ndaj institucioneve të SHBA, për fundvit po ua dërgoj dhuratë juve e zonjës së parë znj. Jill veshjen tonë nacionale që ka traditë mijëra vjeçare. Me këto veshje parardhësit e mi shqiptar kanë punuar, janë rritur e zhvilluar dhe kanë luftuar për me mbrojtë pragun e shtëpisë – vatrat stërgjyshore nga agresorët e shumtë.

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi ka potencuar se dhuratat ia ka dërguar presidentit Joe Biden dhe zonjës Jill Biden së bashku me një pjesë të shpirtit.

“I dashur President unë por edhe pjestarët e kombit tim janë falënderues për rezolutën që ju e senatori tashmë i ndjerë, John McCain e keni inicuar SJ 20. Kjo rezolutë ka qenë një stimulim shumë i madh shpirtëror për kombin tim njëkohësisht ky ishte mesazhi i madh që SHB-në e kemi fuqishëm me ne. Z. President këto dhurata po ua dërgojmë së bashku me një pjesë të shpirtit tonë, me disa posterë ku jeni edhe ju e letër përcjellëse, ngase ju keni dëshmu se jeni personalitet që nuk e duron dhunën, segregacionin, vrasjen e ushtrimin e terrorit e gjenocidit ndaj popujve të shtypur… Veshjet mi sollën dhuratë miqtë Isak e Ismet Islami.”, është shkruar tutje në letër.

Shpërndaje në

U Kopjua