Live

Kosova me “dy” buxhete

11:59 / 06 Gusht 2019

Nga Kosova Live

332 milionë euro janë vlera e remitencave apo e parave të dërguar nga mërgimtarët e Kosovës vëtëm në pesë muajt e parë të vitit 2019. Kjo është bërë e ditur nga Banka Qendore e vendit.

Kjo shumë konsiderohet të jetë më e lartë, sepse jo të gjithë që dërgojnë para nga jashtë vendit dërgojnë përmes BQK-së.

Kjo vlerë vitin e kaluar kishte kaluar shifrën 800 milionë euro, duke qenë më e larta në dekadën e fundit.

 Vlerën e remitencave, disa nga ekspertë për çështje ekonomike e konsiderojnë buxhet të dytë të Republikës se Kosovës, që ekskluzivisht i takon përmirësimit të mirëqenies sociale të qytetarëve, për dallim nga buxheti i përgjithshëm i Kosovës, që në raste të caktuara, sipas tyre, keqpërdoret.

Safet Gërxhaliu ekspert për cështje ekonomike deklaron se burimi më i rëndesihëm i ekonomive familjare, janë të ardhurat nga mërgimtarët.

“Kosova ka fat që ka dy buxhete, një buxhet është ai që kalon në Parlament dhe më shumë është djersë e qytetarëve dhe bizneseve të kosovarëve, që për fat të keq, i gjykuar për t’u keqpërdor në veçanti si pasojë e mos sundimit të rendit dhe ligjit. Dhe kemi një buxhet tjetër që pothuajse është i barabartë që vjen nga diaspora dhe është garanci e stabilitetit social në Kosovë, një rritje ekonomike në katër për qind, për shkak se dihet se i vetmi indikator është konsumi”, thotë Gërxhaliu për Evropën e Lirë.

Bazuar në shënimet zyrtare, janë  mes 700-800 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës.

Shpërndaje në

U Kopjua