Live

Kosova me trend negativ të prodhimeve bimore dhe blegtorale

08:36 / 20 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Prodhimet bimore, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, kanë shënuar rënie për 3.8 për qind në vitin 2018 krahasuar me vitin 2017, shkruan sot Koha Ditore.

Të dhënat e publikuara të mërkurën e kësaj jave tregojnë gjithashtu se rënie kanë pasur edhe në prodhimet blegtorale, në një përqindje prej 0.9 për qind. Ndër faktorët që kanë ndikuar në këtë rënie, sipas ekspertëve të bujqësisë, janë demotivimi i fermerëve nga rënia e eksportit e rritja e importit, ndarja jo e duhur e subvencioneve, si dhe migrimi në masë të madhe i të rinjve jashtë vendit.

Publikimi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ndër të tjera, përfshin të dhëna për prodhimet bimore, si dhe për prodhimet blegtorale, ku thuhet se gjithsej këto dy grupe të prodhimit kanë shënuar rënie për 2.6 për qind në vitin 2018, krahasuar me vitin 2017.

“Në vitin 2018, prodhimet bimore kanë shënuar rënie (për -3.8%), krahasuar me vitin 2017. Rënia në vlerën e prodhimeve bimore mund të shpjegohet kryesisht me rënien e prodhimit të perimeve dhe prodhimeve të kopshtit, si dhe të patateve”, thuhet në këtë publikim.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...