Live

Kosova me vapë tropikale edhe tri ditë, të enjten mbërrin shiu

08:47 / 12 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Temperaturat tropikale që kanë përfshirë Kosovën do të zgjasin edhe tri ditë. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se situata meteorologjike mbetet e  pandryshueshme deri të enjten si pasojë e masave të nxehta të ajrit të cilat janë stacionuar mbi Gadishullin e Ballkanit dhe më gjerë.

Por ky mot do të ndryshojë të enjten, kur mbi vendin tonë do të ketë devijim të masave të ajrit me presion të ulët atmosferik dhe do ti ndërrojnë kushtet meteorologjike dhe biometeorologjike.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius.

“Të enjten dhe të premten priten reshje shiu, por në veriperëndim reshjet mund të fillojnë edhe pasditen e së mërkurës, gjë që do të ndikoj në uljen e temperaturave maksimale në rangë vendi, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë deri 26 gradë Celsius”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas Institutit, ndeksi UV do të vazhdoj ti mbajë vlerat e ditëve të fundit, kështu që këshillat e Institutit Kombëtar për kujdesin nga rrezet e diellit mbeten në fuqi.

Shpërndaje në

U Kopjua