Anëtari i Vetëvendosjes, Avni Zogiani, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, i cili ka thënë se është i zhgënjyer që për shkak të çështjeve të vogla teknike si targat dhe energjia në veri të Kosovës janë lënë anash tema të mëdha siç është ajo e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në instancat tjera euro-atlantike.
Zogiani përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook tha se Perëndimi e qorton Kosovën, ndërsa Serbia rreshtohet me Rusinë që kërcënon me armë bërthamore. Sipas tij, kjo është absurde.
Por, siç duket i ka rënë pishman, pasi fshiu menjëherë postimin e tij.
SONDAZH
Loading ...