Live

‘Kosova po qortohet nga Perëndimi’ – Postimi për të cilin Zogiani i VV’së i ra pishman dhe e fshiu

22:39 / 29 Tetor 2022

Nga admin

Anëtari i Vetëvendosjes, Avni Zogiani, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, i cili ka thënë se është i zhgënjyer që për shkak të çështjeve të vogla teknike si targat dhe energjia në veri të Kosovës janë lënë anash tema të mëdha siç është ajo e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në instancat tjera euro-atlantike.

Zogiani përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook tha se Perëndimi e qorton Kosovën, ndërsa Serbia rreshtohet me Rusinë që kërcënon me armë bërthamore. Sipas tij, kjo është absurde.

Por, siç duket i ka rënë pishman, pasi fshiu menjëherë postimin e tij.

Shpërndaje në

U Kopjua