Live

Kosova synon dëmshpërblim nga Serbia për mbi 1300 ndërtesa të shkatërruara dhe mbi 1200 artefakte

14:38 / 28 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku ka thënë se Komisioni shtetëror për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore nga forcat serbe në vitet ‘98-’99 ka prodhuar raportin preliminar, i cili tashmë i është dorëzuar kryeministrit Albin Kurti.

Ai në një konferencë për media ka thënë se nuk mund të bëjë publike më shumë nga raporti, porse ka bërë të ditur tashmë në databazë figurojnë mbi 1 mijë e 300 ndërtesa të shkatërruara nga Serbia, krahas mbi 1 mijë e 200 artefakteve etnografike dhe arkeologjike.

Sipas tij, këto të dhëna do të shërbejnë për kërkesën që Kosova do të bëjë në Bruksel për nxjerrjen e kostos nga Serbia për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore në vitet ’98-’99.

“Numri i ndërtesave që tashmë kemi në databazë të shkatërruara nga Serbia, është mbi 1300, krahas 1247 artefakteve etnografike dhe arkeologjike që vazhdojnë të mbahen nga Serbia.

Qëllimi i këtij dokumentimi është që të nxirret kosto si kërkesë për dëmshpërblim nga Serbia, të cilën natyrisht në bisedime në Bruksel duhet t’ia paraqesim Serbisë. Pra, kërkesa për dëmshpërblim, për monumentet e shkatërruara, për arkivat e shkatërruara, për librat e djegura dhe për mbajtjen e 1200 artefakteve në mënyrë të padrejtë në muze të Beogradit”, tha Çeku.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...