Live

Kosovarët, të pazot për shumë punë

08:53 / 05 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Sipas anketës së fuqisë punëtore, e cila ishte publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, dy të tretat e popullësisë në vend gjatë vitit 2018 kanë qenë të papunë. Një papunësi e lartë është vlerësuar të jetë edhe gjatë këtij viti e kjo edhe si rrjedhojë e moskualifikimit të qytetarëve për shumë punë.

Biznese të ndryshme në vend edhe gjatë këtij viti janë ballafaquar me mungesë të punëtorëve, edhe pse papunësia në Kosovë edhe më tej është e lartë.

Kosovarët vazhdojnë të ankohen se nuk po mund të gjejnë një punë, ndonëse më shumë se 12 mijë vende të lira të punës janë regjistruar gjatë këtij viti.

Për shumë punë kosovarët po dalin të jenë të pakualifikuar, andaj edhe sektorë të ndryshëm në vend po mbesin pa punëtorë.

Zyra për informim në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur për “Zërin” se sektorët ekonomikë kanë adresuar më së shumti kërkesa për vende të lira të punës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...