Live

Kosovarit i gjendet elektroshok në aeroport, lirohet në procedurë të rregullt

18:51 / 11 Mars 2023

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës me rekomandim të prokurorit ka lëshuar në procedurë të rregullt një të dyshuar tek i cili është konfiskuar një elektroshok.

Elektroshoku i është gjetur në valixhet e një shtetasi kosovar, gjatë kontrollit të tyre në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Zyrtaret policorë gjatë kontrollit të valixheve të të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar dy elektroshok. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë./BetimipërDrejtësi

Shpërndaje në

U Kopjua