Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, si nikoqir i takimit Kosovë – Serbi, këtë të premte do të takohet me zëvendësndihmës sekretarin amerikan, Gabriel Escobar.
Ndërsa, i pari i qeverisë maqedonase, nesër do të ketë takime tete-a-tete me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Të shtunën, më 18.3.2023, para fillimit zyrtar të dialogut, kryeministri Kovaçevski do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se pas takimeve, Kovaçevski do të ketë edhe konferencë për media.