Live

KQZ-ja certifikon sot kandidatët për kryetarë të katër komunave në veri

13:16 / 28 Nëntor 2022

Nga admin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet të certifikojë kandidatët për kryetarë të katër komunave për zgjedhjet e jashtëzakonshme, të cilat do të mbahen më 18 dhjetor në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se ky institucion do të mbajë mbledhje në orën 13.

“Sot (e hënë, 28 nëntor, ora 13:00) mban mbledhjen e radhës. Në rend të ditës është certifikimi i kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, të cilat do të mbahen më 18 dhjetor. Po ashtu, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e këtyre zgjedhjeve, në rend të ditës është edhe emërimi i komisioneve komunale të zgjedhjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 18 dhjetorit”./EO

Shpërndaje në

U Kopjua