Live

KQZ-ja fillon përgatitjet për zgjedhjet jashtëzakonshme në veri

14:32 / 15 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) fillon përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, dhe Zveçan

“Pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, dhe Zveçan, që do të mbahen më datë 18 dhjetor 2022, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje për të filluar me përgatitjet për organizimin e tyre”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendi për miratimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve. Disa nga aktivitetet kryesore të parapara me këtë plan operacional janë: Afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje fillon më 15 nëntor dhe përfundon më 21 nëntor 2022; Afati për deklarim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit fillon më 15 nëntor dhe përfundon më 17 nëntor 2022; Afati për deklarim të partive politike për mospjesëmarrje në zgjedhje fillon më 15 nëntor dhe përfundon më 19 nëntor 2022; Afati për vendimmarrjen e KQZ-së për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve është më 26 nëntor 2022.

KQZ parasheh gjithashtu në planin operacional edhe datën e mbajtjes së shortit për renditjen në fletëvotim të kandidatëve dhe subjekteve politike është më 7 dhjetor 2022: dorëzimin e kërkesës për akreditimin e vëzhgueseve të OJQ-ve vendore, ndërkombëtare dhe mediave fillon më 15 nëntor 2022 dhe përfundon më 13 dhjetor 2022; Emërimin e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve fillon më 15 nëntor dhe përfundon më 24 nëntor 2022 e shumë pika të tjera.

“Në këtë mbledhje, KQZ-ja miratoi planin e buxhetit për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Buxheti i aprovuar nga KQZ-ja është në vlerën: 556 mijë e 482 euro. Ashtu siç kërkohet me ligj, me këtë buxhet planifikohen të dy raundet e zgjedhjeve”m bëhet e ditur në këtë njoftim.

Ndryshe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas përfundimit të konsultimeve me partitë politike dhe me KQZ-në, ka caktuar 18 dhjetorin, datë të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, erdhën pas vendimit fillimit të implementimit të vendimit që qeverisë së Republikës së Kosovë rreth targave ilegale që përdoren në veri nga komuniteti serb që jeton në atë pjesë të vendit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...