Live

KQZ-ja të gatshëm për zgjedhje

11:18 / 08 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Daka ” jemi të gatshëm për zgjedhje si i vetmi institucion kompetent i organizimit të tyre” Në mbledhjen e sotme zyrtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor KQZ, diskutuan për zgjedhjet e ardhme ku treguan për gatishmërinë e tyre të plotë për zgjedhjet që priten të vijnë së shpejti.

Në mbledhjen e mbajtur sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përveç partisë së themeluar nga deputeti, Milaim Zeka, u regjistruan edhe dy parti të tjera: Partia Demokratike e Diasporës dhe Partia Balliste.

Ndër diskutimet e tjera në mbledhje u fol edhe në lidhje me votuesit e zgjedhjeve të fundit që kanë votuar më shumë se një ku pritet një vendim i ri në lidhje me ta.

Në mbledhje u diskutua edhe për anët teknike të cilat kishin shkaktuar probleme zgjedhjet e fundit, anëtaret e tjerë aty paraqitën edhe kërkesat për këto çështje ,ndër to softwerë më të avancuar pasi që në zgjedhjet e fundit KQZ ishte e fundit që kishte bërë deklaratën për rezultate për këtë shkak.

Shpërndaje në

U Kopjua