Live

KQZ vendos për rinumërimin e dhjetë vendvotimeve

17:10 / 09 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për rinumërimin e dhjetë vendvotimeve.

Burim Ahmetaj nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka thënë se pas vendosjes në karantinë të këtyre kutive dhe shqyrtimit të tyre ka kërkuar që të rinumërohen, duke mos cekur se për cilat vendvotime bëhet fjalë.

“Nuk janë të plotësuara formularët e kandidatëve, e në rastet tjera mungojnë formularët e kandidatëve”, ka thënë Ahmetaj, raporton KTV

Ilir Gashi, përfaqësues i PDK-së në KQZ, ka thënë se është një kategori tjetër ku votat janë përmirësuar. Ai ka pyetur se si janë përmirësuar ato dhe me çfarë të drejte. Sipas tij, edhe për këto vendvotime duhet të vijë rekomandimi për rinumërim.

Shpërndaje në

U Kopjua