Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar në lidhje me trafikun e dendur në Prishtinë.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se zgjedhja e udhëheqjes Komunale të Prishtinës për ti krasitur disa drunjë në mëngjes në rrugën me të ngarkuar tek semaforët e Santesë , sot ka shkaktuar vonesa të shumë qytetarëve për të shkuar në punë.
Sipas saj, nëse kjo kishte ndodhur në Londër Kryetari i Londrës kishte dhënë dorëheqje.
“Përparim Rama ti a me duket a pate ardhe nga Londra për tu bërë Kryetar???”, ka shkruar ajo.