Live

Krasniqi ia përmend Prokurorisë rastin “Panda”: Çfarë tha Drashkoviqi në vitin 2014 për këtë krim?

11:32 / 05 Prill 2023

Nga Kosova Live

Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballet me akuza për krime lufte në Gjykatën Speciale në Hagë ka marrë fjalën sot, me një fjalim të gjatë ku ka përmendur një pjesë të madhe të aktivitetit të tij politik dhe rolin e tij në UÇK.

Ndër të tjera, Krasniqi ka përmendur edhe vrasjen në kafenenë “Panda” në Pejë ku u vranë 6 të rinj serbë dhe malazez e për të cilët u pretendua të fajësohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Krasniqi ia ka përmendur Prokurorisë intervistën e Vuk Drashkoviq të vitit 2014 ku kishte pranuar se Millosheviqi kishte urdhëruar vrasjen të rinjve në Kosovë dhe faji t’i lihej UÇK-së.

“Për fund si ilustrim po përmendi një nga rastet më të mediatizuara, të vrasjes së civilëve serb në Kosovë, më 14 dhjetor të vitit 1998, 42 ushtarë të UÇK-së u vranë në afërsi të kufirit me Shqipërinë, në mbrëmjen e asaj dite në kafenenë Panda në Pejë u vranë 6 të rinj serbë dhe malazez, vrasjet e këtyre të rinjve u interpretuan si akt hakmarrjeje nga UÇK-ja. Gjatë përpjekjeve për të gjetur personat fajtor, qindra shqiptarë të pafajshëm u torturuan, derisa ata detyruan gjashtë të rinj të pranojnë krimin të cilin nuk e kishin bërë.

“Dëshmitë e njërit nga protagonistët kryesorë shtetërorë të kohës kur ndaj shqiptarëve zbatohej politika e gjenocidit duhet të ndërgjegjësojnë çdo njeri për faktin se prapa vrasjes së civilëve të të gjitha përkatësive etnike në Kosovë qëndron regjimi i Beogradit. Unë kurrë nuk kam qenë në shërbim të ndonjë politike të krimit, kjo është arsyeja sepse kam qenë në hak me ndërgjegjen time njerëzore, kam jetuar një jetë me dinjitet dhe dua të vdes me dinjitet. Në jetën time asnjëherë nuk kam kryer ndonjë vepër kriminale, as para luftës, as gjatë luftës, as pas luftës. Asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në vepra kriminale as me veprim, as mos veprim, as me nxitje, gjithmonë kam vepruar ndershmërisht për liri dhe bashkim kombëtar që kanë qenë qëllimi im jetësor, prandaj kam qenë dhe jam krenar për veprimtarinë time politike, si në të kaluarën edhe sot jam ballëhapur para çdo njeriu dhe shume i lumtur që kam arritur edhe në rrethana tepër të rënda ta ruaj integritetin tim njerëzor, intelektual dhe sinqerisht jam i qetë.”, tha Krasniqi. /Paparaci.com/

Shpërndaje në

U Kopjua