Live

Krasniqi: Jam 100% i bindur se më 18 mars nuk do të nënshkruhet asgjë në Ohër

18:29 / 16 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur i bindur se në takimin e 18 marsit në Ohër nuk do të ketë marrëveshje të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë.

Krasniqi ka thënë se edhe nëse nënshkruhet marrëveshja mes dy palëve, PDK-ja nuk do të përkrah atë për shkak se pika e shtatë e tij ku flitet për Asociacionin do t’i jap autonomi komunave me shumicë serbe.

Unë aspak nuk jam i bindur se marrëveshja do të realizohet dhe këtë dua ta themi hapur. Këtu esencialisht çka është duke u zhvilluar është një lojë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq se cili është djalë i mirë në sytë e ndërkombëtarëveSot ua them me bindje të plotë se të shtunën nuk do të nënshkruhet asgjë, ashtu siç nuk është nënshkruar më 27-in në Bruksel, as në Ohër të shtunën nuk do të ketë kurrfarë nënshkrimi. Jam 100% i bindur, më mbani për fjale.” – ka thënë Krasniqi në një intervistë për Rtv21.

Shpërndaje në

U Kopjua