Aktivisti i PSD-së, Frasher Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk po bën asgjë për të kundërshtuar Gjykatën Speciale.
Përmes një video-mesazhi në profilin e tij në “Facebook”, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës është dashur ta mbështes fjalimin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Jemi tu e pa angazhimi aktiv të shtetit shqiptar me e hedh poshtë raportin e Dick Martyt në të cilin bazohet Gjykata Speciale, ama nuk jemi tu pa asnjë reagim të Qeverisë së Kosovës, more as me e mbështet deklaratë e kryeministrit të Shqipërisë, as më i thënë ‘bravo çka fole’, as me i thanë ‘ne qëndrojmë mbrapa juve’. Përkundrazi, Kosova ka heshtë, qeveria Kurti ka heshtë, qeveria Kurti është duke i çu mesazh Këshillit të Evropës, që çka po thotë Shqipëria ne nuk pajtohemi, se përndryshe kish dalë kish folë, e kish bë se paku një lobim, e kish taku se paku një diplomat ndërkombëtar për me i thanë se kjo Gjykatë Speciale është e padrejtë”, ka thënë Krasniq.
Ai ka kritikuar edhe qëndrimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.