Live

Krasniqi: Marrëveshja e Ohrit nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse

12:10 / 30 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi, e fajësoi kryeministrin Albin Kurti duke thënë se ujdia e Ohrit nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse.

“Për ne, kjo marrëveshje, e cila nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse dhe që heq dorë nga njohja e ndërsjellë, është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për të përmbyllur konfliktin e ngrirë prej dekadash me Serbinë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Sipas ligjvënësit opozitar, “kjo marrëveshje, mbi të gjitha, është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të kryeministrit Kurti dhe nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare”.

Këto komente ai i ka dhënë pasi ka pritur Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, të shoqëruar nga Jeeni Laakso nga ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Annina Peltonen nga Fondacioni për Paqe “Marti Ahtisaari”

“Mysafirët i falënderova për vizitën dhe mbështetjen konstante që Finlanda ka dhënë për Republikën e Kosovës”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...