Live

Krasniqi: Plani franko-gjerman nuk e ka as njohjen de facto

11:46 / 28 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se propozimi i BE-së, nuk ka as njohje de facto të Kosovës nga Serbia.

Ai ka komentuar planin e BE-së më të cilin u pajtuan kryeministrit, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq të hënë në Bruksel.

“Plani franko-gjerman (ose evropiano-amerikan) është një marrëveshje e përkohshme dhe mbetet brenda qëndrimeve të tashme ekzistuese të palëve, mbi “çështjet e statusit.” Si i tillë, plani nuk e ka fare brenda çështjen e njohjes, as de facto. Pse? Në preambulë thuhet se palët mbeten në pozicionet e tyre të pandryshueshme: “Duke u nisur nga faktet historike dhe pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të Palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Postimi i plotë i Krasniqit, pa ndërhyrje:

Plani franko gjerman nuk e ka as njohjen de facto

Plani franko-gjerman (ose evropiano-amerikan) është një marrëveshje e përkohshme dhe mbetet brenda qëndrimeve të tashme ekzistuese të palëve, mbi “çështjet e statusit.” Si i tillë, plani nuk e ka fare brenda çështjen e njohjes, as de facto. Pse? Në preambulë thuhet se palët mbeten në pozicionet e tyre të pandryshueshme: “Duke u nisur nga faktet historike dhe pa paragjykuar pikëpamjet e ndryshme të Palëve për çështjet themelore, duke përfshirë çështjet e statusit.” Pra, nuk paragjykohet qëndrimi i Serbisë lidhur me statusin, ndërsa dihet se qëndrimi i Serbisë është që statusi i Kosovës është si pjesë përbërëse e Serbisë. Nëse nuk paragjykohet qëndrimi i Serbisë ndaj statusit, nuk mund të bëhet fjalë për njohje de facto. Bile paragrafi pararendës që thotë se “paprekshmëria e kufijve dhe respektimi i integritetit dhe sovranitetit territorial dhe mbrojtja e pakicave kombëtare janë kusht themelor për paqen”, nëse nuk paragjykohet qëndrimi i Serbisë lidhur me statusin e Kosovës, më shumë duket si fusnotë e rezolutës 1244 të KS të OKB-së. Minimumi, paragrafi vetëm sa e kamulfon statu quon lidhur me statusin e Kosovës. Pra, në çështjen e statusit bëhet fjalë për statu quo, ku Serbia e konsideron Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë. Plani nuk e lëvizë këtë qëndrim serb për asnjë milimetër. Prandaj, nuk është aspak e vërtetë që ka njohje de facto të Kosovës nga Serbia me këtë plan.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...