Live

Krasniqi shpreh ngushëllime për familjarët e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik në Ferizaj

22:53 / 22 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, sonte rreth orës 19 e 15, në magjistralen Shtime-Ferizaj.

“Jashtëzakonisht i dhembshëm lajmi për vdekjen tragjike të katër të rinjve në aksidentin rrugor në aksin Ferizaj – Shtime. Në këto orë të rënda, bashkëndjej me familjarët e viktimave, të cilëve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Në aksidentin e ndodhur në Koshare të Ferizajt kanë humbur jetën katër persona. Dy nga ta ishin të moshës së re.

Shpërndaje në

U Kopjua