Analisti politik Milazim Krasniqi ka shkruar në lidhje me situatën e krijuar rreth bisedimeve me Serbinë, e pozicionit të Kryeministrit Kurti në këtë situatë.
Sipas Krasniqit, mjaftonte që Kurti të mos ushtronte terror kundër institucioneve, duke i bllokuar atëherë kur po tentohej një marrëveshje me Serbinë dhe sipas Krasniqit, aty do të ishte rasti që puna e Asociacionit të kryhej nga qeveritë e tjera.
Mirëpo në situatën që ndodhemi, sipas Krasniqit sponsorët e Kosovës po duan që pikërisht Albin Kurti ta nënshkruaj Asociacionin.
Postimi i plotë i Krasniqit, pa ndërhyrje:
Po të ishte politikan i mençëm, Albin Kurti do t’i linte qeveritë pararendëse që ta kryenin edhe punën e Asociacionit. Mjaftonte të mos e bënte gjithë atë terror kundër institucioneve, duke i bllokuar. Po të ishin kryer këto punët e dialogut, Kurti mund ta merrte qeverisjen “me çelësa në dorë”, e jo me këto problemet që po e ngulfatin. Pra, Kurti po e paguan çmimin e destruktivitetit të vet. Sponsorët e Kosovës po duan që pikërisht Albin Kurti ta firmos Asociacionin. Siç iu imponua Ramushit pranimi i demarkacionit, po i imponohet Albinit firmosja e Asociacionit. Siç ka thënë ai i moçmi, i mençëm është ai që ia dinë hallin vetes, e jo ai që hyn në mal pa sakicë.