Live

Krasniqi takim me kandidatët e PDK-së për kryetarë të komunave në Veri

17:43 / 09 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka takuar sot kandidat e certifikuar të PDK-së që do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryertar të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Krasniqi thotë se i ka falënderuar ata për vendosmërinë e tyre për të kandiduar dhe kontribuar në demokracinë e procesit zgjedhor.

“Bashkë me Taulant Kelmendin, kandidat për Mitrovicën e Veriut, Albulena Behluli-Hetemin, kandidate për Leposaviq, Izmir Zeqirin, kandidat për Zubin Potok dhe Ilir Pecin, kandidat për Zveçan, diskutuam për përgatitjet lidhur me këtë proces, situatën e tensionuar në veri dhe ndamë shqetësimin për sigurinë e të gjithë qytetarëve atje”, ka shkruar Krasniqi.

“Vetë vullneti i tyre i palëkundur për të kandiduar në këto zgjedhje, është akt patriotik dhe në shërbim të forcimit të demokracisë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet që të krijohen kushtet e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet kompetente që të krijojnë kushte të favorshme për mbarëvajtjen e këtij procesi, që të jetë i sigurt, demokratik dhe i lirë!”, ka përfunduar Krasniqi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...