Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka uruar katërvjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.
Krasniqi shprehet që më 14 dhjetor të 2018-tës, deputetët e Kuvendit të Kosovës i votuan masivisht tri ligjet që i japin Forcës së Sigurisë kompetencat që i meritojnë.
“Ushtria e Kosovës, e cila ka përvetësuar standardet e NATO-s, si dhe zotëron e dëshmon nivel të lartë të përgatitjes profesionale, sot është e gatshme për çdo mision ushtarak, duke e bërë krenar secilin prej nesh”, tha ai.