Live

Krasniqi: Vetëvendosje s’është parti e shpresës, por e zorit

22:31 / 25 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

PRISHTINË | 25 DHJ 2019 | 21:16 | Nga KosovaLive

Analisti Milazim Krasniqi ka reaguar pas deklaratës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili tha se nuk ka marrëveshje ndërmjet LDK e VV-së.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se VV-ja është parti e zorit dhe e dëshpërimit dhe e jo e shpresës, sikur po thuhet nga disa.

Sipas tij, kjo parti ka lindur si reaksion ndaj prezencës ndërkombëtare dhe keqqeverisjes nga partitë e tjera shqiptare.

Shkrimi i plotë:

Të dashur miq, (të të gjitha partive e jopartive)! Vota për LVV nuk ka qenë votë e ndryshimit, po ka qenë votë e dëshpërimit. LVV edhe vetë është parti e dëshpërimit, sepse ka lindur si reaksion ndaj prezencës ndërkombëtare dhe keqqeverisjes nga partitë e tjera shqiptare. Kush thotë që LVV është parti e shpresës, thjesht gënjen. Është parti e zorit. Ajo mund të bëhet parti e shpresës nëse qeverisë mirë, por sot për sot nuk është parti e shpresës. Vota duhet të lexohet drejt, nëse synohet të gjendet zgjidhje e duhur. Edhe deklarata e sontme e Albinit ishte deklaratë e dëshpërimit, jo e shpresës. Më dëshpëroi edhe mua, sepse dështimi na dëshpëron e na dëmton të gjithëve. Shype, mësoni t’ua thoni sendeve emrat e saktë dhe t’i lexoni mesazhet saktë, nëse doni të dilni nga dëshpërimi!

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...