Live

Kremlini “nuk e përjashton” pjesëmarrjen e Putinit në samitin e G20-ës në Indi

17:16 / 13 Mars 2023

Nga Kosova Live

Një vizitë e Vladimir Putin në samitin e G20 në Indi këtë vit nuk është përjashtuar, ka thënë Kremlini.

Udhëheqësi rus ende nuk ka udhëtuar përtej kufijve të ish-Bashkimit Sovjetik që kur dërgoi forcat e tij të armatosura në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar.

Megjithatë, pjesëmarrja e tij e mundshme në samitin në Nju Delhi këtë shtator nuk është përjashtuar, shkruan Skynews.

I pyetur nëse Putini mund të marrë pjesë në samit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve: “Nuk mund të përjashtohet. Rusia vazhdon të marrë pjesë plotësisht në kuadrin e G20. Synon të vazhdojë ta bëjë këtë. Por ende nuk është marrë një vendim”.

Shpërndaje në

U Kopjua