Live

Krerët e shtetit bëjnë homazhe në Izbicë, Osmani thotë se liria erdhi falë viktimave dhe luftës së drejtë të UÇK-së

10:33 / 28 Mars 2023

Nga Kosova Live

Presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Izbicë, në 24-vjetorin e masakrës ku mbetën të vrarë 147 shqiptarë.

Me këtë rast, e para e shtetit e quajti masakrën e Izbicës ndër masakrat më të tmerrshme që ka kryer shteti serb. Këtë të fundit, Osmani e quajti “shtet gjenocidal”.

Presidentja Osmani tha se Liria e Kosovës ka ardh falë viktima të luftës e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kjo ka qenë një ndër masakrat më të tmerrshme të Serbisë, të shtetit gjenocidal serb ndaj popullit shqiptar. Dhe krimi nuk përfundoi me vrasjen dhe masakrimin e qytetarëve tanë në Izbicë, por u dyfishua atëherë kur forcat serbe zhvarrosën të vrarët dhe i rivarrosën ata në varrezat masive në vende të ndryshme në Serbi dhe në Kosovë”, tha Osmani, duke përmendur edhe viktimën më të re të kësaj masakre, Dafinën e cila aso kohe ishte gjashtë muajshe.

“Trupat e tyre u gjendën vite më pas, duke përfshirë edhe 6 muajshe Dafinën që e tregon mizorinë e krimeve që Serbia ka kryer në Kosovë. Edhe Izbica është një ndër dëshmitë e shumta që shteti serb ka kryer gjenocid dhe qëllimin e kishte ta shfaroste popullin shqiptar. Ndaj edhe sot këtu ndajmë dhimbjen me të gjitha familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre , sepse dhimbja e tyre është dhimbje e Kosovës. Liria u bë e mundshme shkaku i të gjitha këtyre viktimave, shkaku i luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe natyrisht sakrificës së të gjithëve”, tha tutje Osmani.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...