Kreu i Prishtinës, Përparim Rama, po e viziton Lezhën në Shqipëri në kuadër të pritjeve për bashkëpunim entuziast në Agroturizëm.
Rama i shoqëruar nga nënkryetari Zogaj dhe drejorët e disa drejtorive komunale, janë pritur nga kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu.
“Faleminderit miku im i mirë, Pjerin Ndreu për mikpritjen në qytetin historik të Lezhës.
Jemi shumë entuziastë për bashkëpunimet mes qyteteve tona në të ardhmen, në veçanti në fushën e Agroturizmit – sektor ky shumë premtues për Prishtinën” shkruan Rama në logarinë e tij në Facebook!