Live

Kreu marrëdhënie seksuale me 16-vjeçaren, dënohet me 15 vjet burgim

16:36 / 07 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

S.O është dënuar me 15 vjet burgim.

Ai ishte akuzuar se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 16-vjeçare.

Kjo u bë e ditur nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

“I akuzuari S.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) viteve , për veprën penale Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare nga neni 235 paragrafi 4, nënparagrafi 4.2 dhe paragrafi 4.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës”.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se të pandehurti i është caktuar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

“Të akuzuarit S.O i caktohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi. Pala e dëmtuar është udhëzuar ne kontest juridiko civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...