Live

Kreu “vepra të turpshme” ndaj të miturës, arrestohet një person nga Lushnja

14:19 / 25 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Një 33-vjeçar nga Lushnja është ndaluar ditën e sotme nga Policia e Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim.

Sipas Policisë së Shtetit, i riu akuzohet për veprën penale “Vepra të turpshme” ndaj një të miture.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë ndaluan shtetasin S. M., 33 vjeç, banues në Lushnjë, shpallur në kërkim për veprën penale “Vepra të turpshme”, thuhet në njoftimin e Policisë. /AbcNews

Shpërndaje në

U Kopjua