Një krim i rëndë ka ndodhur në qytetin Gramsh të Shqipërisë. Një burrë dyshohet se ka vrarë gruan dhe vëllaun e tij.
Mediat e Trianës raportojnë se Xhevit Sinani 75-vjeç ka vrarë bashkëshorten Zeqine Sinani dhe vëllanë e tij, Shaqir Sinani me armë gjahu.
Policia mesohet se janë nisur drejt vendngjarjes.
“Paraprakisht dyshohet se në fshatin Tervol të Njësisë Aimistrative.Pishaj, ka ndodhur një krim i dyfishtë në familje.
Dyshohet se shtetasi Xh. S, rreth 75 vjeç, ka vrarë bashkëshorten Z.S dhe vëllanë Sh.S.
Shërbimet e Policisë janë nisur urgjent në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit”, njofton policia e Shqipërisë.