Live

Krim i rëndë në Shqipëri: Një burrë dyshohet se ka vrarë gruan dhe vëllaun e tij

16:20 / 27 Janar 2023

Nga Kosova Live

Një krim i rëndë ka ndodhur në qytetin Gramsh të Shqipërisë. Një burrë dyshohet se ka vrarë gruan dhe vëllaun e tij.

Mediat e Trianës raportojnë se Xhevit Sinani 75-vjeç ka vrarë bashkëshorten Zeqine Sinani dhe vëllanë e tij, Shaqir Sinani me armë gjahu.

Policia mesohet se janë nisur drejt vendngjarjes.

“Paraprakisht dyshohet se në fshatin Tervol të Njësisë Aimistrative.Pishaj, ka ndodhur një krim i dyfishtë në familje.

Dyshohet se shtetasi Xh. S, rreth 75 vjeç, ka vrarë bashkëshorten Z.S dhe vëllanë Sh.S.

Shërbimet e Policisë janë nisur urgjent në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit”, njofton policia e Shqipërisë.

Shpërndaje në

U Kopjua