Një kërkesë e çudishme nga Kim Kardashian për eshtrat e hequra të nënës së saj pas një operacioni.
Kris Jenner nëna e gjashtë fëmijëve zbuloi dëshirën e saj të vdekjes në episodin e kësaj jave të “Keeping up with the Kardashians”, duke thënë se ajo dëshiron që hiri i saj të bëhet gjerdan për fëmijët e saj.
Pasi Kris iu nënshtrua një operacioni për zëvendësimin e kofshës, gjatë episodit vajza e saj Kim Kardashian u kërkoi mjekëve të mbanin pjesët e kockës që ishin hequr.
Vajza më e vogël e Kris nga Kardashian, Khloé Kardashian, ishte në krah të mamasë së saj teksa u shërua në shtrat, dhe i thoshte: “Të kujtohet kur doje hirin tënd, doje të digjeshe dhe të bëheshe gjerdan për ne?” “Ishte një ide e shkëlqyer,” u përgjigj biznesmenja. Por Khloé u pajtua me Kylie, duke thënë: “Kjo është e çuditshme”.
“Unë as nuk e di pse duhet të varrosemi,” vazhdoi Khloé. “Në Bibël, thotë se ne nuk mund të digjemi, por unë thjesht dua të digjem. Por pse nuk mundemi?” Megjithate Kris nxitoi të tregojë se Kylie “nuk do që unë të digjem”.
Në një moment rrëfimi më vonë, Khloé shtoi: “Unë dhe familja ime, nuk flasim për testamentet apo vdekjen, ne i tregojmë njeri-tjetrit se cilat do të ishin dëshirat tona nëse do na ndodhte diçka e tmerrshme.
“Nëse un jam në gjendje kome, do vazhdoje ti rregulloj thonjtë një herë në javë, sepse njerëzit do të më vizitojnë”.